Sarkozi-Merkel arrijnë marrëveshje për krizën Greke
Burime diplomatike evropiane njoftuan se Presidenti francez Nikolas Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë arritur në një marrëveshje për mekanizmin e ndihmës së Greqisë.
Plani për të cilin Franca dhe Gjermania kanë gjetur pikën e përbashkët parashikon një mekanizëm ndërhyrjeje të bazuar në ndihma evropiane vullnetare bilaterale dhe pjesëmarrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar nëse do të jetë e nevojshme.
Marrveshja mes Francës dhe Gjermanise u arrit vetëm pak minuta para nisjes se punimeve të samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku tema më e diskutuar do të jetë ajo e krizës së Greqisë dhe mënyra se si kjo e fundit do të ndihmohet nga Evropa, pavarësisht se axhenda zyrtare shënon strategjinë e rritjes deri në vitin 2020 dhe zhvillimet për angazhimet financiare për klimën.