Arrestohet në Francë i kërkuari për vrasje në vitin 2001
Bledar Cafi është kapur në Lion të Francës pas një bashkëpunimi të Interpolit vendas dhe Interpol Tiranës. 30 vjecari është dënuar me 15 vjet burg për vrasjen e Shyqyri Mustafajt në vitin 2001 në qytetin e Shkodrës. I arrestuari dyshohet edhe për krime të tjera.
TIRANE- Arrestohet në Francë një ndër më të kërkuarit nga drejtësia shqiptare, Bledar Cafi. 30 vjecari është kapur në Lion të Francës pas një bashkëpunimi të Interpolit vendas dhe Interpol Tiranës. Cafi akuzohet për vrasjen e Shyqyri Mustafajt në vitin 2001 në qytetin e Shkodrës, vrasje për të cilën asokohe u dënua djali i viktimës, Fatos Mustafaj.
Por pas arrestimit dhe dënimit të tij me 15 vjet burg nga Gjykata e Shkodrës, më 9 korrik të vitit 2008, me zbulimin e fakteve të reja, Prokuroria do të kërkonte rihapje të hetimeve, të cilat do ti conin tek shtetasit Gani Cafi, Asllan Cafi dhe Bledar Cafi .
Në të tilla kushte, Prokuroria i kërkoi gjykatës pezullimin e vendimit për Fatos Mustafajn dhe shpalljen e tij të pafajshëm. Ministria e Brendshme deklaron ndërkaq se mbi të sapo arrestuarin Bledar Cafi rëndojnë akuza e vrasjes, armë mbajtjes pa leje dhe zotërim eksplozivi, ndërsa dyshohet edhe për krime të tjera.
(e.n/News24/BalkanWeb)