Tiranë, aksioni, konfiskohen 240 makineri lojrash fati
Gjatë një aksioni të Njësisë së Mbikëqyrjes së lojrave të fatit, në bashkëpunim me tatimet, krimin ekonomik dhe policinë e rendit janë konfiskuar rreth 240 makineri të lojrave të fatit pa dokumentacion ligjor, ndërkohë që aksioni pritet të vazhdojë.
TIRANË -Rreth 240 makineri të lojrave të fatit janë konfiskuar dhe asgjesuar brenda 3 javësh, gjatë aksioneve të Njeësisë së Mbikqyrjes së lojrave të fatit, në bashkëpunim me tatimet, krimin ekonomik dhe policinë e rendit. Aksioni ka përfshirë konfiskim dhe asgjesim të aparateve për kazino elektrike dhe baste sportive pa dokumentacion ligjor.
Gjithashtu janë marrë një sërë masash të tjera administrative, si gjoba dhe bllokim aktiviteti. Aksioni do të vazhdojë duke konfiskuar dhe asgjesuar pajisjet jashtë standarteve dhe rregullave ligjore, me synimin e formalizimit total të aktiviteteve të lojrave të fatit.
(m.a/News24/BalkanWeb)