E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Topi e Berisha të mbrojnë Muzeun e Shkencave të Natyrës

Partia Socialiste i bëri thirrje sot Presidentit Bamir Topi dhe Kryeministrit Sali Berisha të marrin më mbrojtje Muzeun e Shkencave të Natyrës. Po sot, deputetë të Partisë Socialiste, pedagogë të Shkëncave të Natyrës dhe drejtues të Muzeut të Shkencave u mblodhën para tij në shënjë proteste. 

TIRANË- Paraditen e sotme, deputetë të PS-së, pedagogë të Shkencave të Natyrës, drejtues të Muzeut të Shkencave, u mblodhën para muzeut të Shkencave të Natyrës në kryeqytet në shenjë proteste ndaj zhvendosjes së objekteve me vlera të mëdha shkencore nga godina, e cila, sipas një vendimi të gjykatës i kthehet pronarit, familjes Zagolli në Tiranë. Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi, tha se "nuk kemi gjë me pronarët, por me qeverinë, e cila me indiferencën, mospërfilljen, papërgjegjshmërinë, nuk ka marrë asnjë masë dhe nuk është kujdesur aspak të gjejë një zgjidhje për këtë muze”. Ndërsa deputeti i PS-së, Besnik Baraj, i bëri apel Kryeministrit dhe Presidentit të marrin në mbrojtje këtë pasuri kombëtare, pasi, sipas tij, “kjo pasuri është mëse 100 vjeçare dhe i kapërcen edhe kufijtë e Shqipërisë”. Muzeu i Shkencave të Natyrës, i vetmi i këtij lloji në vend, numëron në fondin e tij 10 mijë specie, 100 mijë ekzemplarë dhe të paktën 30 mijë mijë objekte të florës dhe faunës, pjesa më e madhe e të cilave e ekspozuar në 9 salla të mëdha dhe një pjesë qëndron e mbyllur hermetikisht në 4 auditore për kërkime shkencore
(m.a/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›