E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, 2 vjecari mbytet në fucinë me ujë

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e ish-kënetës në Durrës kur vogëlushi 2 vjecar ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë ndërsa ka rënë aksidentalisht në një fuci me ujë. Burime nga policia bëjnë të ditur se vogëlushi gjeti vdekjen e menjëhershme. 

DURRES- Një fëmijë 2 vjeç u mbyt aksidentalisht mesditën e sotme teksa luante pranë një fucie me ujë në oborrin e banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e ish-kënetës në Durrës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se vogëlushi Ilian Murati, gjeti vdekjen e menjëhershme pasi ra në fucinë me ujë dhe nuk mundi të dilte.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›