“Si të bësh biznes” BB: Shqipëria shumë prapa Maqedonisë
Shqipëria është shumë prapa Maqedonisë fqinje në reformat për bërjen dhe nxitjen e një biznesi. Kështu konstaton nënpresidentja e Bankës Botërore në një intervistë të posacme për Ballkanin Perëndimor, lidhur me raportin si të bësh Biznes 2010.
TIRANE- Banka Botërore konstaton se Shqipëria ka bërë reforma në mënyrën e bërjes së biznesit edhe pse krahasuar me maqedoninë fqinje, vendi ynë është ende shumë prapa. Në fakt të dhënat kanë dalë në një raport të Bankës Botërore të publikuar disa ditë më parë “Si të bësh biznes 2010”, por zëvendëspresidentija e Bankës Botërore për zhvillimin e sektorit privat dhe financiar flet në një intervistë të posaçme për vendet e Ballkanit Perëndimor duke i krahasuar këto vende me njëri tjetrin. Për Shqipërinë ajo thotë se lëvizja për renditjen e saj ka qenë në 7 vende, pra nëse në listën me 183 vende Shqipëria renditej e 89 vitin e shkuar tani ka zbritur në vendin e 82-të.
“Shqipëria ishte në vendin e 89 vitin e shkuar, ndërsa tani gjendet në vendin e 82, pra ka lëvizur me 7 vende, dhe kjo falë reformave për fillimin dhe mbylljen e një biznesi, falë tregtisë ndërkufitare, eksporteve, importeve etj. Por në krahasim me Maqedoninë, Shqipëria ështtë edne shumë prapa. Maqedonia është një ndër 10 reformatorët më të mëdhenj në botë për bërjen e biznesit. Konkretisht Maqedonia ka zbritur për një vit nga vendi i 69-të në vendin e 32. ndërsa serbia dhe kroacia kanë edne reforma për të bërë.” thekson zyrtarja e Bankës Botërore.
Raporti “Si të bësh biznes” thotë se Shqipëria, Kroacia dhe Serbia kanë përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme ekonomitë e tyre, vecanërsht ecurinë e sektorit privat.
(e.n/News24/BalkanWeb)