Arrestohet në Itali shqiptari me 3 identitete
TIRANË- Policia italiane, në bashkëpunim edhe me Interpol Tiranën, arrestoi dy ditë më parë në Firence të Italisë, shtetasin Besnik Kulla, i kërkuar nga drejtësia shqiptare një vit më parë.
Burime zyrtare të Policisë së Shtetit bënë të ditur të shtunën se, ndaj 30 vjeçarit nga Durrësi, i njohur ndryshe edhe si Elton Cela e Besnik Balla, gjykata e qytetit bregdetar ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Ai akuzohet për një përplasje me armë të ndodhur pranë “Riviera” në Durrës, ku është tentuar vrasja e dy të rinjve në vitin 2009.
30 vjeçari Kulla, sqarojnë më tej burimet, do të ekstradohet drejt vendit tonë, ku do të vuajë dënimin e dhënë më parë nga drejtësia shqiptare.
(d.b/BalkanWeb)