Diploma e mesuesise Rrokaj Profesioni me i sigurt

Ndryshimet e mësimdhënies kërkojnë kurrikula të reja për mësuesit që përgatiten nga fakultete për në shkollat e sistemit parauniversitar. Dekani i fakultetit të Histori- Filologjisë në Tiranë, Shezai Rrokaj, shprehet se fakulteti që ai drejton ka përshtatur programe të reja të cilat në fokus kanë kërkesat e nxënësve.
“Hartimi i një kurrikule tepër moderne të krahasueshme me atë të vendeve që na rrethojnë, vendet perëndimore, në pikëpamje të ndryshimit të metodologjisë shkollore e cila vë në fokus të mendjes nxënësin dhe që zhvillon një të mësuar krijues, debatues dhe jo një të mësuar mekanik, thjesht informues” tha Rrokaj.
Pavarësisht se tregu nuk ofron punë për të gjithë ata që diplohen si mësues, sërish ky profesion thotë Rrokaj, mbetet më i sigurti dhe asnjëherë nuk mund të zhduket. Ata që diplohen në sistemin me kohë të plotë janë më të kërkuarit nga tregu.
“Dimë që momentalisht në fushën e mësimit ka kërkesa më të mëdha se sa oferta. Përsëri profesioni I mësuesit mbetet një profesion I sigurt sepse është profesion I lincensuar nga shteti. Shkollat kanë nevojë në të gjitha kohërat për mësues.
Natyrisht pjesa e mësuesisë që I është nënshtruar sistemit part- time është në tregun e punës më pak e avantazhuar” tha Rrokaj.
Aktualisht në fakultetin e Histori- Filologjisë në Tiranë do të diplomohen në fund të këtij viti akademik rreth 300 studentë në gjuhë, letërsi, histori e gjeografi.
Edlira Sulejmani