Zbarkojne europianet. Kukan dhe 500 vezhgues per 8 Majin
Mbërrin në Tiranë delegacioni i Parlamentit Europian i drejtuar nga Eduard Kukan. Ky delegacion do të vëzhgojë për herë të parë zgjedhjet në Shqipëri. Më 8 maj, Kukan dhe tre eurodeputetë do të jenë në Tiranë, Elbasan dhe Himarë për të monitoruar procesin e votimit. Gjatë vizitës në Shqipëri, ky delegacion do të takohet me përfaqësues të shtetit, qeverisë dhe opozitës.
Një prej vëzhguesve të delegacionit të Parlamentit Europian, Michail Tremopoulos, deputet grek dhe përfaqësues i të gjelbërve europianë, thotë për “AS” se nëse zgjedhjet e 8 majit shkojnë mirë, atëherë Shqipëria do të marrë shumë lehtë pasaportën e integrimit në Bashkimin Europian.
“Une e kuptoj se vendi juaj po del nga kriza e gjate politike, prandaj them se keto zgjedhje kane rendesi politike. Por kryesorja ne zgjedhjet vendore duhet te jene programet per zhvillimin e vendit dhe integriteti i kandidateve. Do te doja te shikoja qe demokracia te forcohet edhe ne vendin tuaj. Ne rast se demokracia zgjerohet dhe jeta politike behet me e qete dheme e hapur per te gjithe qytetaret, atehere them se do te hapet me lehte edhe rruga per integrimin tuaj ne Bashkimin Evropian” tha Tremopoulos.
Ditën e hënë, pritet që delegacioni i parlamentit Europian të japë konkluzionet paraprake të misionit të tij për zgjedhjet lokale në Shqipëri. Ndërsa Shqipëria ndodhet në heshtje zgjedhore për t’i dhënë kohë elektoratit edhe 24-orë për orë dhënë votën ditën e diel.
Gjovalin Kola