Lindjet me operacion ja rreziqet per nenat e reja
Rreth 30% e lindjeve që shënohen në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë kryhen nëpërmjet operacioneve. Kjo është një tendencë gjithnjë e në rritje thote drejtuesja e këtij institucioni, Rubena Moisiu, pasi operacionet janë më të shpejta dhe nënat mund ta lënë spitalin edhe pas 48 orësh.
”Konstatoj që ka ardhur në rritje kërkesa e nënave për të lindur me operacion. Aktualisht mund të them që pothuajse 30% e grave që lindin në këtë institucion lindin me operacion. 30% nuk është pak. Është 1/3 ose 1200 të bëra me operacion” tha Moisiu.
Por operacionet sa të shpejta dhe me pak dhimbje mund të jenë, aq dhe problematike janë për nënat në lindjen e fëmijës së dytë e më pas. Operacionet thotë drejtoresha , kanë risqet e tyre.
“Në rradhë të parë shton mundësinë për të bërë infeksione pas lindje, infleksione të periudhës së lehonisë. Shton mundësinë për të bërë aksidente të vazave të gjakut, siç janë tromboflebitë, trombozat, etj dhe më pas në qoftëse do të bëjë një fëmijë të tretë rreziku është edhe më I madh, qoftë dhe me intervent sepse në këto raste rrezikon shumë nëna për çarje të mitrës” tha Moisiu.
Në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë është rritur ndërkohë edhe numri i fëmijëve që lindin para kohe, një numër që shkon në 360 në vit.
Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e shtunë , 07 maj 2011 )