Gjoba e dashurisë, divorcet më të shtrenjta në histori

Rupert dhe Ana Murdoch
Ndoshta edhe divorci është kthyer në luks në ditët e sotme, pasi janë të panumërta çiftet që qëndrojnë bashkë për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike.
Nëse dy veta e kanë të vështirë tia dalin me shpenzimet e muajit, një i vetëm e sheh si të pamundur. Por jo të gjithë janë njësoj. Ka çifte që ndahen pavarësisht shpenzimeve të divorcit, të cilat arrijnë shifra të jashtëzakonshme.
Divorci më i shtrenjtë është ai i manjatit australian të mediave, Rupert Murdoch, dhe gruas së tij, Ana. Pas 33 vjetësh martesë dhe tre fëmijëve, çifti u nda në vitin 1999. Me marrëveshje, Ana mori 1 miliard e 700 milonë dollarë, 110 milionë prej të cilave në dorë.
Murdoch u rimartua vetëm 17 ditë pas divorcit me Wendi Deng, 38 vjet më e re, ndërsa Ana disa muaj më vonë me biznesmenin William Mann.
Ja lista e martesave më të shtrenjta në histori.
Rupert Murdoch e Anna – 1 miliard e 700 mijë dollarë
Bernie Ecclestone e Slavica Radic: 1 miliard e 100 milionë euro
Tom Cruise e Nicole Kidman – 200 milionë dollarë
Roman Abramovich e Irina – 300 milionë dollarë
Paloma Picasso e Rafael Lopez Cambil – 350 milionë euro
Tiger Woods e Elin Nordegren – 750 milionë dollarë
Adnan Khashoggi e Soraya Daly - 874 milionë dollarë
Mel Gibson e Robyn Moore: 425 milionë dollarë
Princi Charles e Diana Spencer – 17, 5 milionë euro
Donald Trump e Ivana – 50 milionë dollarë
Sylvester Stallone e Brigitte Nielsen – 50 milionë dollarë
Karim Aga Khan IV e Inaara – 60 milionë euro
Clint Eastëood e Sondra Locke – 86 milionë dollarë
Madonna e Guy Ritchie – 90 milionë euro
Bruce Springsteen e Julianne Phillips – 100 milionë dollarë
Karim Aga Khan IV e Salima – 100 milionë dollarë
Steven Spielberg e Amy Irving – 100 milionë dollarë
Greg Norman e Laura Andrassy - 103 milionë dollarë
Neil Diamond e Marcia Murphey – 150 milionë dollarë
Michael Jordan e Juanita Vanoy – 168 milionë dollarë
Përgatiti: Gazmira Ndoja