Arrestohet në Itali i dënuari me burgim të përjetshëm

Interpol Tirana informon se në Firence është vënë në pranga shtetasi Besnik Zykaj, i njohur ndryshe si Bino Binaj, 49 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e formës së prerë nr. 96, datë 14.05.1996, e ka dënuar Zykajn me burgim të përjetshëm për kryerjen e veprës penale të “krimeve kundër njerëzimit”.
Ky shtetas është shpallur fajtor pasi më datë 19.05.1990, kohë në të cilën ishte me detyrë Komandant i postës kufitare në Velipojë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Vate Beqi si dhe ka plagosur rëndë vëllanë e tij, Gjekë Beqin, gjatë një tentative të tyre për t’u arratisur me not nga plazhi i Velipojës.
Arrestimi i 49-vjeçarit, me qellim ekstradimin në Shqipëri, u bë i mundur pak ditë më parë si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.
/Start/E.B/
2012-02-24 11:41