E Diel, 1 Nëntor 2026

“Arrest me burg” për Ilia Bashon

Masa e sigurisë u shqyrtua paraditen e sotme nga gjyqtari i gatshëm Altin Shkurti.

Mësohet se në dosjen që u dorëzuar ditën e djeshme në Gjykatë, ekzistojnë prova të shumta që përfshijnë Ilia Bashon në organizimin e vrasjes së Eleni Bashos. Në dosje janë të përfshira dhe tabulatet telefonike të 38-vjeçarit, të cilat sipas prokurorisë janë një provë e fortë për të mbështetur akuzën e ngritur.

Nga ana tjetër, Policia e Tiranës ka bërë të ditur se është duke vijuar hetimet për të identifikuar ekzekutorët e 33-vjeçares. Burime nga ky institucion bëjnë të ditur se është rënë në gjurmët e dy personave të dyshuar si autorë dhe po punohet për dokumentimin e plotë të përfshirjes së tyre në vrasjen e farmacistes.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-24 12:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›