E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i telefonon Pecit: Mirënjohje për misionin fisnik

Nëntetar Aleksander Peçi tashmë ndodhet për një trajtim më të specializuar në spitalin ushtarak amerikan në Landstuhl të Gjermanisë.

Kryeministri Berisha i shprehu Aleksandrit urimin e tij më të përzemërt, të qeverisë shqiptare dhe mbarë shqiptarëve, për shërim të shpejtë e të plotë dhe kthimin shëndoshë e mirë në familje dhe në Atdhe.

Berisha shprehu mirënjohjen e thellë dhe krenarinë e tij, të qeverisë dhe mbarë qytetarëve shqiptarë për misionin fisnik të paqeruajtjes që Aleksandri dhe të gjithë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët e tjerë kryejnë në Afganistan./Start/

                                                                                             2012-02-24 14:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›