Arrestohet në Itali shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm

Një shtetas shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare është arrestuar në Itali për tu ekstarduar më pas drejt vendit tonë.
Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana informon se në Firence të Itali, është arrestuar shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Besnik Zykaj, i njohur ndryshe si Bino Binaj 49 vjeç.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e formës së prerë e ka dënuar shtetasin Besnik Zykaj me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale të "Krimeve kundër njerëzimit".
Shtetasi Bino Binaj është shpallur fajtor, pasi më datë 19.05.1990, kohë në të cilën ai ishte me detyrë Komandant i postës kufitare në Velipojë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Vate Beqi, si dhe ka plagosur rëndë vëllain e tij, shtetasin Gjekë Beqi, gjatë një tentative të tyre për t`u arratisur me not nga plazhi i Velipojës.