E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, tentoi të grabisë fermën, vritet nga roja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit, në orët e vona të natës. Një person ka mbetur i vrarë, pasi ka tentuar të grabiste në një ferme blektorale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 pas mesnate në fshatin Strum, ku 53-vjeçari Muharrem Muskaj pasi dontë të grabiste në një stan bagëtish është qëlluar me armë zjarri nga roja e fermës 25-vjeçari Alfred Abedini.

Ngjarja është regjistruar në banese se 55 vjeçarit R. T në afërsi të fermës së tij, ndërsa sipas burimeve viktima është qëlluar disa herë me çifte nga roja i fermës, banues në Kurjan të Roskovecit. 25-vjeçari është arrestuar nga policia vetëm 2 orë pas ngjarjes, ndërsa policia po vazhdon hetimet së bashku me ekspertët e kriminalistikës dhe mjekësisë ligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas policisë 53- vjeçari dyshohet se ka tentuar të grabisë në banesën e fermerit së bashku me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar. Këta të fundit janë larguar nga vendi i ngjarjes sapo kanë parë rojën e fermës të armatosur. 25-vjeçari Abedini ka qëlluar me armë edhe në drejtim të 2 autorëve të tjerë, por këta të fundit kanë mundur të largohen. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes fermeri me inicialet R.T vetëm pak orë përpara vrasjes në fermën e tij kishte mbërritur një furnizim prej 100 krerë viça.

Ky është rasti i dytë që në Qarkun e Fierirt personat që tentojnë të grabisin, kanë mbetur të vdekur, pasi janë qëlluar me armë zjarri. Vetëm dy javë më parë edhe në Lushnje është bërë arrestimi i shtetasit Brahim Gjolena 69 vjeç, banues në fshatin Kolonjë të rrethit Lushnje, pasi ka qëlluar me armë gjahu një 17-vjeçar me inicialet FD banues në fsahtin Gjonaj të rrethit Lushnje, i cili po tentonte të vidhte në stanin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›