Lamtumirë Dëshmorit të Atdheut, ceremoni homazh në nder të Feti Voglit
TIRANË- Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohet ceremonia homazh për nder të kapitenit të ndjerë Feti Vogli, i cili humbi jetën më 20 shkurt në Afganistan. Kortezhi me trupin e komandantit Feti Vogli mbërriti rreth orës 11:10, në Pallatin e Kongreseve, pas përfundimit të ceremonisë familjare, ndërsa trupi i tij u soll sot rreth orë 03.00 në Atdhe nga një aeroplan ushtarak i NATO-s.
Vijojnë homazhet në Pallatin e Kongreseve
Ora 11:40- Vijojnë homazhet në Pallatin e Kongresit. Miq të afërm, ushtarakë e personalitete të tjerë zhvillojnë homazhe. Ish presidenti Alfred Moisiu përkulet me nderim para trupit të Dëshmorit të Atdheut, Feti Vogli.
Nis ceremonia homazh mbërrin në Pallatin e Kongreseve
Ora 11:10- Kortezhi me trupin e komandantit Feti Vogli mbërriti rreth orës 11:10 në Pallatin e Kongreseve, ku nisi ceremonia zyrtare mortore për “Dëshmorin e Atdheut” që humbi jetën në Afganistan.
Në sallën e Pallatit të Kongreseve janë të pranishëm të afërm, miq e kolegë të kapitenit të ndjerë. Të parët që kanë bërë homazhe përpara trupit të pajetë të “Dëshmorit të Atdheut” kanë qenë ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Xhemal Gjunkshi.
Mbyllet ceremonia mortore familjare e kapiten Feti Voglit
Ora 10:00- Rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm trupi i pajetë i Dëshmorit të Atdheut, Feti Vogli është nxjerrë nga banesa e tij për tu nisur drejt Pallatit të Kongreseve, ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare mortore. Deri më tani trupi i Voglit kishte qendruar pranë familjes, ku dhe i janë bërë nderimet e fundit nga të afërmit.
Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i kapitenit Feti Vogli
Në orën 03.00 një aeroplan ushtarak i NATO-s ka mundësuar sjelljen në Atdhe të trupit të pajetë të Kapiten Feti Voglit, Dëshmorit të Atdheut, i rënë në krye të detyrës gjatë misionit paqeruajtës në Afganistan.
Arkivoli metalik i mbuluar nga flamuri kombëtar është mbajtur në krahë nga shokët dhe kolegët e të ndjerit, të shoqëruar nga trumpetat dhe vaji i të afërmeve të ushtarakut që qanin me dhimbje humbjen e djalit të tyre.
Në momentin e mbërritjes së arkivolit në bazën ushtarake të Rinasit ishin të pranishëm dhjetëra drejtues të lartë të ushtrisë shqiptare, shokë dhe kolegë të kapiten Voglit efektivë të batalionit special Berrettat e Kuqe në Zallherr.
Pasi ka lënë Rinasin makina mortore e shoqëruar nga një kortezh i gjatë automjetesh është ndalur për rreth një orë në morgun e spitalit Nënë Tereza.
Në orën 5:40 minuta arkivoli i të ndjerit është futur në shtëpinë e prindërve të tij në fshatin Baldushk, si për tu çmallur me ta, për të fundit herë.
(ma.ar/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Biografia e kapitenit Feti Vogli VIDEO: Mbërrin në atdhe trupi i Feti Vogli Sulmi në Afganistan, vdes 1 komando shqiptar, tjetri në koma FOTO: Pamje nga mbërritja në Atdhe FOTO: Pamje nga homazhet