E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, kërkohet emri i deputetit që “zhduku” nga vendi 1 milion euro

ATHINE - Vazhdon të mbetet i hapur skandali i një deputeti grek, deri tani anonim, i cili në pikun e krizës ekonomike greke, nxori nga vendi plot 1 milion Euro.

Gjithcka ka ndodhur në maj të vitit 2011, kur Greqia ishte përfshirë nga ankthi i krizës, kur bankat greke nuk jepnin më kredi dhe kur falimentimi i vendit ishte bërë kryefjala e cdo lajmi. 

Deputeti grek, emri i të cilit nuk bëhet i ditur largoi nga vendi 1 milionë euro për t’i depozituar jashtë, me qëllim sigurimin e tyre. Rasti po hetohet nga antikrimi ekonomik, por nga ana tjetër ka ngjallur mjaft debate. 

Një numër deputetësh të Parlamentit grek i janë drejtuar zyrtarisht kreut të Parlamentit, me kërkesën që të publikojë emrin e deputetit. Ndërkohë m presioneve,
sohet se Komiteti i Auditimit do të dorëzojë në parlamentin grek, listën e politikanëve apo të afërmve të tyre, që nxorrën jashtë vendit shuma më të mëdha sesa 100 000 euro dhe pasi emrat të publikohen, do kërkohen shpjegime prej tyre. Ministri i Financave, bëri të ditur se ministria ka identifikuar ata individë që kanë bërë dërgesa prej mbi 100 000 euro jashtë Greqisë.

Nga ana tjetër, kryetari i Parlamentit grek Petsalnikos ka kontaktuar me kryetarin e Autoritetit për Luftën kundër Pastrimit të Parave, i cili ka bërë ankesën për deputetin me 1 mln Euro. 

Zoti Nikoloudis raportoi se nuk bëhet fjalë për një vepër penale. Megjithatë, kreu i Parlamentit theksoi se kjo cështje ka anën e ligjshmërisë, por ka edhe anën e etikës. "Ne duhet të jemi absolutisht të qëndrueshëm në atë që i themi popullit grek", deklaroi ai. Për këtë arsye, F. Petsalnikos kërkoi nga kreu i Autoritetit të Luftës kundër pastrimit të parave, që në listat e depozituesve grekë në bankat e huaja, të përfshihet edhe emri i transferuesit të 1 milion eurove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›