Arrestohet në Itali vrasësi i 15-vjeçarit

Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit shqiptar Gëzim Ndreu 42 vjeç pasi në vitin 1997 kishte vrarë një 15-vjeçar. Prangosja erdhi si bashkëpunim i Interpol Tirana me Interpol Romën, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i 42-vjeçarit.
Gëzim Ndreu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Tiranë e kishte dënuar me "arrest në burg" për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim".
Ngjarja për të cilën është dënuar Ndreu, ka ndodhur në vitin e errët 1997 ku Gëzim Ndreu ka vrarë për motive të dobëta me armë zjarri 15-vjeçarin Besian B. sepse dy javë para vrasjes, Besiani me dy shokët e tij kanë pasur një sherr banal me autorin e krimit.