E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kom.tranvestitëve, ceremoni mortore për “Kristinën”

Kristinës, tranvestitit të vrarë nga klienti kosovar disa ditë më parë i është organizuar sot një ceremoni mortore nga komuniteti ku bënte pjesë. Tranvestitët kërkojnë më shumë vëmendje nga shteti. 

TIRANE- 38 vjecari Petrit Mucaj, i njohur ndryshe me nofkën Kristina është përcjellë për në banesën e fundit pas një ceremonie mortore modeste nga komuniteti ku bënte pjesë. Pasi kanë marrë me qera një banesë në kryeqytet, miqtë e 38 vjecarit kanë kryer ritet që sipas tyre i meritonte viktima që disa ditë më parë humbi jetën pak metra larg Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. 38 vjecari nga Elbasani, Petrit Mucaj prej vitesh ishte pjesë e një grupi tranvestitësh të cilët qarkullojnë në kryeqytet duke u endur shpesh në kërkim të klientëve. Policia tha se viktima ishte arrestuar disa herë për vepra të turpshme në publik, kryerje të mardhënieve seksuale apo homoseksuale si dhe ishte akuzuar për vjedhje denoncuar kryesisht nga klientë të grupit të tranvestitëve që gjenden pas Pallatit të Kultureës. Për disa ditë trupi i tij u mbajt në morgun e Tiranës, pasi nuk u paraqit asnjë familjar për ta tërhequr atë. Kësisoj komuniteti i tranvestitëve vendosi të kryejë privatisht ceremoninë mortore.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›