E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuriozitet nënash: Nuk pranojmë ligjin për zbulimin e gjinisë

Kurioziteti i nënës për të ditur se çfarë do të lind, është më i fort se çdo ligj qoftë ky i vendosur edhe nga BE. Gratë shqiptare nuk pajtohen kurrësesi me idenë e fundit të hedhur nga institucionet europiane që, për të frenuar abortin, të ndalojnë verifikimin në ekografi të seksit të bebit para lindjes.
 

Duke parë me shqetësim rritjen e aborteve në vendet europiane, kryesisht me statistika të larta qëndron Shqipëria, Këshilli i Europës ka gati një draft, ku thuhet se mjekët gjinekologë nuk duhet të tregojnë seksin e bebit.

Pavarësisht nëse ky draft do të gjejë miratim ose jo, gratë shtatzëna kanë një kureshtje të pashueshme për të ditur para lindjes, seksin e bebit të tyre.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›