20 vjet PBDNJ, ne pikepyetje koalicioni i ri Rozeta Rapushi
Ne 20-vjetorin e themelimit si parti politike, Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, nuk shpreh nje qendrim te prere se me ke force te madhe politike do te jete ne koalicion ne zgjedhjet e ardhshme. Ne pershendetjen e bere ne kongresin festiv e organizuar me rastin e 20-vjetorit, kreu i kesaj force politike, Vangjel Dule, shmangu cdo argument mbi bashkepunimet e ardhshme, duke u perqendruar tek procesi i integrimit te vendit. Nderkohe qe per te pershendetur kete proces, kishte ftuar Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe kreun e Partise Socialiste, Edi Rama. Ku ky i fundit, i kujtoi se PBDNJ nuk duhet te pendohet per koalicionin me te majten.
QENDRIMI
"Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut do te jete pjese e nje qeverisje qe do te kete fatin ta coje vendin me afer Europes", - u shpreh dje ne kongresin e kesaj force politike, kryetari Vangjel Dule. Ai u shpreh se PBDNJ eshte parti e te gjitha minoriteteve politike, ndersa shtoi se kjo parti eshte nje hap prane Europes, pasi eshte nje parti multikulturore.
"PBDNJ nuk eshte vetem nje formacion politik qe lufton per minoritetet, por ne perberjen dhe funksionimin e saj ajo eshte nje miniature e realiteteve europiane, eshte nje parti multietnike dhe multifetare, qe rrezaton ne shoqeri bashkejetesen dhe respektin e ndersjelle", - shtoi Dule. Ai permendi se PBDNJ ka qene pjese e qeverise dhe nuk eshte perfolur asnjehere per afera korruptive dhe se ka qene dhe mbetet e orientuar drejt dimensionit human dhe kete e ka treguar me mbeshtetjen e dhene ndaj minoriteteve. "Minoriteti grek ka marredhenie te privilegjuar me spektrin politik te Greqise, te cilin e kemi perdorur per te garantuar nje status me cilesor te te drejtave te minoritetit grek dhe minoriteteve te tjera, per te motivuar konsolidimin e marredhenieve mes Shqiperise dhe Greqise, per te nxitur mirekuptimin, bashkepunimin, sigurine. I kemi perdorur keto marredhenie qe faktori grek me nje ze te perfillshem te ushtroje avokatine e tij, sic ndodhi me anetaresimin e Shqiperise ne NATO, dhe po ashtu dhe me procesin e integrimit ne BE", - vijoi Dule.
OFERTAT
Te pranishem ne kongresin e djeshem te 20-vjetorit te PBDNJ-se ishin dhe perfaqesues te dy kampeve te medha politike, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryetari i PS-se, Edi Rama. "Une dua te shpreh ketu respektin me te madh, por edhe te percjell ne kapacitetin e dyfishte, si Kryetare e Kuvendit, por edhe si nenkryetare e Partise Demokratike, se ne ju konsiderojme si motra, si vellezer, ju respektojme dhe duam dhe punojme cdo dite per te garantuar cdo te drejte, si e cdo shqiptari, e cdo qytetari tjeter, burre apo grua ne Shqiperine tone te dashur", - tha Topalli. Ndersa lideri socialist, nga ana e tij, u shpreh se eshte krenar, sepse bashke me PBDNJ i gjithe koalicioni "Aleanca per te Ardhmen" eshte ne anen e duhur te historise. "Jam shume krenar, sepse bashke me ju Partia Socialiste, PBDNJ dhe i gjithe koalicioni i Aleances per te Ardhmen eshte ne anen e duhur te historise. Ne jemi ne anen e duhur te historise, sepse kemi veshtrimin e duhur per rimekembjen e ekonomise. Kemi veshtrimin e duhur per riperteritjen e shoqerise. Kemi veshtrimin e duhur per rivendosjen e demokracise", - tha Rama. Ai shtoi se bashkepunimi me PBDNJ nuk eshte trazuar asnjehere nga interesat e vogla dhe as nga hatermbetjet karakteristike te infantilitetit apo te urise per pushtet te politikes, viktime e te ciles, sipas Rames, kane rene edhe disa nder ish-miqte dhe anetaret e kesaj partie. Ai u shpreh me bindje se koalicioni i majte do ta bejne te mundur nje "Rilindje Shqiptare".
Zv.ministri grek, Dollis, kritika per censusin, mbeshtetje per integrimin
Zevendesministri i Jashtem grek, Dimitris Dollis, pershendeti dje 20-vjetorin e themelimit te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, duke bere apel per garantim te te drejtave te njeriut dhe minoriteteve ne vendin tone. "Garantimi i te drejtave te njeriut dhe minoriteteve ne Shqiperi mbetet nje kriter i kerkuar. E keni disi te realizuar fale ndihmes se qeverise dhe popullit shqiptar. Por, muajin e kaluar minoriteti grek pati nje sfide te veshtire", - u shpreh Dollis, duke komentuar keshtu, procesin me te fundit per regjistrimin e popullsise dhe banesave, censusin. Sipas tij, censusi nuk arriti te plotesoje ate besim qe ekziston midis shteteve. "Duhet te rehabilitojme mirebesimin midis dy shteteve dhe popullit tone. Qytetaret me minoritete te ndryshme, ndjejne presione nacionaliste. Duhet qe ne Shqiperi te mbizoterojne, vlerat e unitetit, harmonise, pa diskriminime gjuhesore, kulturore dhe fetare", - u shpreh Dollis i pranishem ne festimet me rastin e 20-vjetorit te themelimit te PBDNJ-se. Me tej, ai shtoi se Greqia do te vijoje te mbeshtese integrimin e Shqiperise, si dhe uroi qe PBDNJ te luaje rol themelor ne cdo sfide te Shqiperise.