Reforma zgjedhore, Sanino: Te mbyllet brenda prillit
Zhvillimet politike ne Shqiperi duket se jane ne qender te vemendjes per Brukselin, te cilet ndjekin hap pas hapi ecurine e reformave kryesore ne Shqiperi. Reforma, te cilat do ta bejne me te lehte vendimin e BE per statusin e vendit kandidat qe po pret te marre Shqiperia. Aktualisht klasa politike eshte e perfshire ne nje fryme bashkepunimi, e cila vihet re tek miratimi i ligjeve me 3/5 me konsensusin e te gjitha forcave politike. Nese ky konsensus do te vijoje vendimi ne tetor do te jete me i lehte dhe Shqiperi mund te marre ftesen si vend kandidat ne BE. Drejtori i Pergjithshem per Zgjerimin ne Komisionin Europian, Stefano Sanino, i cili ishte para pak ditesh ne Shqiperi, ku iu dorezua nga kryeministri Berisha edhe plani i veprimit i hartuar me konsensus nga mazhoranca dhe opozita, eshte shprehur se aktualisht politika shqiptare po leviz ne drejtimin e duhur, por duhen plotesuar kushtet per mbylljen e reformes elektorale dhe zgjedhjen e presidentit. "Disa gjera po shkojne ne drejtimin e duhur dhe shpresojme qe kjo tendence te konsolidohet, brenda nje kohe te shkurter. Nese kjo arrihet, nese ka perkushtim nga partite per reformat, ne mund te fillojme bisedimet per fazen tjeter te procesit", - eshte shprehur Sanino. Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, e cila po diskutohet intensivisht keto dite nga klasa politike shqiptare, Sanino eshte shprehur se ajo duhet te mbyllet brenda muajit prill. "Ne tani po punojme per ceshtje specifike, qe duhen realizuar brenda disa muajve. Po i afrohemi afatit te mbylljes se reformes zgjedhore, per te cilen shpresojme te perfundoje brenda muajit prill", - tha Drejtori i Pergjithshem per Zgjerimin ne Komisionin Europian, Stefano Sanino. Nje tjeter ceshtje, tek e cila eshte ndalur drejtuesit i larte i Bashkimit Europian eshte edhe ceshtja e zgjedhjes se presidentit. Kur kane mbetur vetem pak jave nga zgjedhja e emrit te ri per kreun e shtetit, Sanino ka deklaruar se kjo ceshtje po ndiqet me interes nga BE, ndaj i duhet dhene zgjidhja me e mire. "Po ndjekim me interes fillimin e procesit per zgjedhjen e presidentit, qe eshte gjithashtu element i rendesishem per integrimin", - eshte shprehur Sanino. Aktualisht Shqiperise i ka mbetur fare pak rruge per te realizuar 12 kriteret e vena nga BE per marrjen e statusit te vendit kandidat. Pjesa me e madhe e tyre eshte realizuar, nderkohe qe mazhoranca dhe opozita po punojne cdo dite dhe me shume per miratimin e projektligjit te Gjykates Administrative, e cila eshte nje nga projektligjet e rendesishme qe BE ka kerkuar te miratohet me konsensusin e te gjitha paleve.