Rama, apel te rinjve: Luftoni per PS-ne Rozeta Rapushi
Kreu socialist, Edi Rama, gjate vijimit te turit te tij ne rrethe, per anetaresimet e reja ne Partine Socialiste, akuzoi serish qeverine, per varferi ne vend, papunesi e korrupsion. Nga Policani, ku shperndau kartat e anetaresise per 200 anetare te rinj te selise Roze, dhe me pas Librazhdi, ku u bene 450 anetaresime te reja, kreu socialist tha se me PS-ne, Shqiperia qe kerkojne te rinjte, eshte e mundur. Para te rinjve, kreu socialist, preku pikat me shqetesuese, sipas tij, si per te rinjte, po ashtu dhe per prinderit e tyre. Rama tha se jo te gjithe prinderit jane entuziast per hyrjen e femijeve te tyre ne PS. Kjo jo sepse nuk kane bindje te tilla, por nga frika e papunesise, varferise, cmimeve te larta e korrupsionit. "Sepse po u moren me punet e perbashketa mund te perballen me fuqine e pushtetit per t'i poshteruar apo perjashtuar nga rruget qe ata meritojne te ecin. E verteta eshte se ne rast se te gjithe, posacerisht gjenerata juaj, do ta degjonte zerin e kesaj frike, jo vetem asgje nuk do te ndryshonte per mire ne familjet tuaja, por perkundrazi", - theksoi Rama. Sipas tij, sot familjet perballen me veshtiresi te medha ekonomike, dhe kjo per Ramen jo sepse jane te paafte apo dembele, por se i kane kembet e lidhura nga kercenimi i papunesise, varferise, cmimeve te larta, i korrupsionit dhe i frikes qe vjen bashke me to. "Ju jeni ketu per te luftuar edhe per prinderit tuaj. Ju jeni ketu per te luftuar qe edhe prinderit tuaj te mund ta shohin nje dite te bardhe perpara sesa te behen gjysher e gjyshe dhe edhe prinderit tuaj te mund te pretendojne njesoj si ju, qe neser te marrin ate qe meritojne", - vijoi Rama. Duke i falenderuar per anetaresimin ne PS, kreu socialist u ndal dhe tek nje tjeter shqetesim, papunesia. Rama u shpreh se tregu i punes sot eshte i pandershem. Duke ju drejtuar te rinjve, ai tha se per te gjetur nje vend pune nuk mjafton te kesh aftesi dhe vullnet per te punuar, por duhet te kesh lidhjet e duhura. "Duhet te merresh me nje parti ose nje tjeter edhe pse ato parti nuk kane asgje te perbashket me ty, me endrrat dhe ambiciet e tua. Por ky realitet mund te ndryshoje, nese behemi te gjithe bashke. Nje Shqiperi ku mundesia per te konkurruar ndershmerisht per nje vend pune eshte e mundur nese beheni pjese e PS", - shtoi kreu i selise roze. Sipas tij, eshte e mundur qe kjo situate te ndryshoje, por vetem nese te rinjte, nuk do ta braktisin fushen e betejes qe kane zgjedhur, duke hyre ne PS. "Do te beheni Partia Socialiste aty ku jetoni, ne qytet apo ne fshat per te marre me vete edhe te tjere, qe zeri juaj te behet nje kor perdite e me i madh, derisa politika te vihet ne dispozicionin tuaj dhe te mos ta kete te mundur t'i shmanget asaj qe ky kor kerkon. Kjo eshte e vetmja menyre", - u shpreh Rama.