E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miniera e Kalimashit dhe Vllahnes, nje koncesion i deshtuar



Mund te cilesohet pa frike, nje koncesion i deshtuar. Pasi pervecse ka mbi dy vjet qe i ka kaluar afati per nisjen e punes, ka lene pa shfrytezuar edhe miliona ton rezerva kromi. Fjala eshte per kontraten me te cilen eshte dhene me koncesion ne vitin 2009, miniera e Kalimashit dhe e Vllahnes. Pjese te masivit te kromit te Kukes-Tropoje, ato perfaqesojne dy nga minierat me te medha te vendit tone, te cilat deri para 15 vjetesh kane prodhuar rreth 2.5 milion ton krom dhe qe disponojne akoma rreth 7 milion ton rezerva te pashfrytezuara. E megjithese kane nje potencial te tille minerar, ka mese dy vjet qe keto miniera vazhdojne te jene te mbyllura dhe puna ne to, nuk ka filluar akoma. Por te njejtin fat kane pesuar edhe fabrikat e pasurimit te cilat duhej te kishin filluar te prodhonin brenda vitit te dyte te koncesionit. Ky i fundit, parashikonte qe keto dy miniera, se bashku me dy asete te medha shteterore (fabriken e pasurimit te kromit ne Kalimash dhe ate te bakrit ne Golaj) t'i jepeshin me koncesion per 35 vjet nje konsorciumi turko-kinez, "Kurum Energy, Resources and Metalurgy" dhe "Sichuan Jiannanchun Group". Por ajo qe vlen te theksohet eshte fakti se qe te dyja keto kompani, si ajo turke edhe ajo kineze, nuk jane kompani minerare. Madje nuk rezulton qe te kene patur as ndonje eksperience te meparshme ne menaxhimin e minierave. Nderkaq, nje tjeter shkelje e kontrates koncesionare te lidhur mes tyre dhe ministrise se Ekonomise ka te beje me faktin se ndersa keto kompani firmosen qe investimet per 4 objektet e marra prej tyre, do te ishin 2.4 miliarde leke (rreth 25 milion USD), keto te fundit kane mbetur te shkruara vetem ne leter. Duke bere ne kete menyre qe zona e Kukesit dhe Tropojes te mos perfitoje nga investimet qe ishin parashikuar te krijonin punesim dhe te ardhura per komunitetin lokal te tyre. E ndersa sipas kontrates koncesionare, autoriteti kontraktues METE, ka te drejte ta zgjidhe ate ne menyre te njeanshme ne rast se koncesionari nuk fillon punon per cdo objekt per faj te tij brenda afateve te percaktuara, i binte qe ai ta kishte kryer kete qe 3 muaj pas firmosjes se saj. Por kane kaluar dy vjet dhe duket se asnje veprim nuk eshte marre lidhur me nje fakt te tille.

Miniera e Kalimashit

E filloi prodhimin e saj ne vitin 1978 dhe deri ne vitin 1998, prodhoi rreth 2.3 milion ton krom. Rezervat e saj te pashfrytezuara perllogariten te arrijne rreth 5 milion ton krom. Kjo miniere perfshin vendburimet Perroi i Batres, Kalimash 1, 2 dhe 3. Kurse siperfaqja totale e fushes minerare te trupave xeherore eshte rreth 7 km2.

Miniera e Vllahnes

E filloi prodhimin e saj ne vitin 1986 dhe deri ne vitin 1996 prodhoi rreth 45.000 ton krom. Rezervat e saj te pashfrytezuara perllogariten te arrijne rreth 2.5 milion ton krom. Kurse siperfaqja totale e fushes minerare te trupave xeherore eshte rreth 2 km2.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›