Boris Tadic sot në Romë për vizitë 3 ditore
BEOGRAD-Presidenti i Serbisë, Boris Tadic nis sot një vizitë tre ditore në Itali. Në krye të një delegacioni zyrtar presidenti Tadic do të marrë pjesë në një samit italiano. Serb që do të zhvillohet në Romë. Gjatë qëndrimit në Itali, në ditën e parë, Tadic do të takohet dhe me presidentin Xhorxho Napolitaon si dhe Papa Benediktin e XVI, gjithashtu dhe me kryetarin e parlamentit Xhanfranko Fini.
Samiti do të thellojë bashkëpunimin mes dy vendeve. Ambasadori italian Armando Varikio në një konferencë për shtyp tha dje në Beograd se Italia mbështet Serbinë në aplikimin e saj për në BE në të ardhmen e afërt.
“Zgjerimi është një proces politik, prandaj është shumë e rëndësishme për Serbinë, të mos qëndrojë prapa vendeve të tjera të rajonit. Është koha që Serbia të ecë përpara.” ka thënë diplomati italian.
(s.g/B92/BalkanWeb)