E Diel, 1 Nëntor 2026

Shërbimet shëndetësore jo në bazë të “vlerës” së parasë

Studimi u prezantua sot në një konferencë për këtë qëllim, ku drejtoresha e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, u shpreh se po punohet për të shmangur diferencat e kostove për të njëjtën diagnozë.

“ISKSH po punon për implementimin e plotë të ligjit të ri për Sigurimet Shëndetësorë, që si moto të veten ka: akses të barabartë të të gjithë popullatës, për paketa të mirëpërcaktuara shërbimesh shëndetësorë. Qëllimi përfundimtar i implementimit të këtij ligji është një sistem shëndetësor që mban njerëzit të  shëndetshëm, ka akses të barabartë të bazuar në nevojat e pacientëve, dhe jo në aftësinë se kush paguan më shumë, është i një kualiteti  të lartë dhe përfaqëson ekzaktesisht vlerën e parasë”, theksoi ajo.

Në vijim, Hana tha se ISKSH-ja ka bërë një punë të madhe në këtë drejtim, për t ngritur sektorët e llogaritjes dhe vlerësimit të treguesve ekonomiko-financiar pranë të gjithë spitaleve të vendit. “Mbas një pune tepër intensive është bërë e mundur që për periudhen Janar-Qershor 2011 në nivelet e spitaleve rajonale si edhe për spitalet bashkiake të llogariten: Kostot mesatare për rast, në rang spitali, në shërbimet me shtretër”, shtoi ajo. Sipas drejtoreshës së ISKSH-së, ndryshimet nga rajoni në rajon kapin shifra të ndryshme të kostove deri në 3 herë për të njëjtën diagnozë.

“Spitalet duhet të  paguhen për pacientin e trajtuar, një mekanizëm  financimi ky mjaft efikas, që nxit spitalet të trajtojnë sa më shumë pacientë, një incentivim i munguar ky në mënyrën tradicionale të financimit me buxhet historik. Kjo do të ofrojë më shumë  transparencë për pacientët të cilët do të dinë ekzaktësisht se çfarë pakete shërbimi do te marrin ne spitale, për stafin mjekësor i cili do te këtë një mënyrë pagese të bazuar në punën e bërë dhe nga ana tjetër do të krijojë lehtësi për vendim-marrësit, te cilët mund te parashikojnë më me lehtësi shpenzimet, që siç dihet janë shumë të paparashikueshme”, tha gjithashtu. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-10 14:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›