E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazhi fyerës i HalimitLGBT nesër në protestë

TIRANE - Pas publikimit të mesazhit diskriminues në A1REPORT! ku ministri i Drejtësisë Eduard Halimi i ka shkruar në një zhargon fyes e diskriminues për homoseksualët deputetit Fatos Hoxha, ka reaguar sot Aleanca kundër diskriminimit, LGBT për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve ku paralajmërohet protesta kundër ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi.

Sipas njoftimit protesta parshikohet të zhvillohet ditën e nesërmme para godinës së Ministrisë së Drejtësisë në orën 12.00.

Në mesazhin e Ministrit Halimit është folur me një zhargon jo të përshtashëm për një ministër në drejtim të Avokatit të Popullit Igli Totozani ku konkretisht ai i shkruante Hoxhës për Totozanin se : Ai mbron bq..

Shoqata LGBT fton të gjithë t’i bashkohen kësaj proteste për të mbrojtur të drejtat e homoseksualëve.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›