Arrestohet në moshën 93-vjecare, roja i Auschwitz, burgut famëkeq të nazistëve
GJERMANI- Një 93-vjecar i dyshuar se shërbente si roje në kampin e shfarosjes në Auschwitz është arrestuar në Gjermaninë Jugore. Hans Lipschis po mbahet në paraburgim, pasi prokurorët thonë se nuk ka ende prova bindëse që ai të ketë qenë pjesëmarrës në vrasje.
93-vjecari ka pranuar se ka shërbyer në kampin WFFEN SS në Poloni, por pretendon se ai ishte thjesht një guzhinier. Por, qendra Simon Wiesenthal e vendosi muajin e kaluar emrin e tij si një ndër 4 nazistët më të kërkuar.
Organizata në fjalë e akuzon atë për vrasje masive dhe persekutim të civilëve të pafajshëm kryesisht të hebrejve në Auschwitz në harkun kohor në mes të tetorit 1941 dhe 1945.
Hans Lipschis është personi i parë i arrestuar si pasojë e një serie të hetimesh te reja te ndërmarra nga autoritetet gjermane per rreth 50 roje të Auschwitz, të cilët janë ende gjallë.
(e.m/News24/BalkanWeb)