E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembja e fabrikës në Bangladesh, shkon në 700 numri i të vdekurve

Ka kaluar mbi 700 numri i të vdekurve nga shembja e fabrikës në Daka të Bangladeshit. Autoritetet policore kanë thënë se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë sot trupa të tjerë nga rrënojat e kompleksit. Po sipas policisë, mbi 2,400 njerëz janë shpëtuar.

Katastrofa ka ndodhur më 24 prill. Ajo ka vënë presion mbi Dakan për të përmbushur standardet ndërkombëtare të punës.

Industria e tekstilit në Bangladesh sjell 79 për qind të të ardhurave nga eksporti. Një tjetër incident në nëntorin e kaluar ka lënë 112 të vrarë, pasi një fabrikë në afërsi të kryeqytetit Daka është përfshirë nga zjarri.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›