Berisha:21 vjet më para i dhamë fund bunkerizimit të çdo shqiptari

21 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, kryeministri i vendit Sali Berisha i pranishëm në një aktivitet të organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike nën titullin “21 vjet liri”, theksoi se dita që hoxhi poshtë bustin e diktatorit shënoi fillimin e rrugës së lirisë. Më tej Berisha uroi të gjithë të pranishmit dhe shprehu mirënjohjen ndaj gjithë atyre burrave dhe grave, të rinjve e të rejave që hodhën firmën në këtë datë që shënoi një kthesë të fuqishme për të ardhmen e vendit.
“Çdo njeri në jetën e tij ka data të rëndësishme, por pas ditëlindjes për ata që lindin jo të lirë dita e parë e lirisë është dita më e rëndësishme e tyre, është ditëlindja e tyre. Mirënjohje për të gjithë ata që 21 vjet më parë u përballën në rrugët eTiranës. 20 shkurti ishte ditëlindja e lirive të shqiptarëve , e të ardhmes së shqiptarëve. Të ardhme kanë vetëm njerëzit e lirë, të ardhme ndërtojnë vetëm kombet e lira. Ju keni krahasuar diktatorin me faraonët, po aq sa ka piaramida diktatori ndërtoi bunkera mbi kurrizin e cdo shqiptari. Një urim të madh kam për ata që lindën në 20 shkurtin e 20 viteve më parë, që nuk përjetuan ditët e errëta të diktaturës. Atë ditë sheshi“Skënderbej” në të katër anët ishte të rrethuar me gryka zjarri, në shesh kryqëzoheshin ide dhe vizione të qytetarëve shqiptarëve. Ajo ditë faktoi dhe një herë që armë e gjitha armëve është liria dhe pasioni i saj.” tha ai.
Më tej Berisha kërkoi nga të rinjtë që të mbajnë të gjallë pasionin për lirinë, si forcën dhe energjinë kryesore për forcën familjen e vendin, pasi kombi që vuajti më shumë se çdo komb tjetër për liri do bëjë gjithçka për mbrojtjen lirinë dhe konsolidimin e saj, do bëhet gjithçka që vlerat e lirisë të konoslidohen gjithnjë më shumë.
“ Kombi që vuajti më shumë se cdo komb tjetër do bëjë gjithshka për mbrojtjen dhe konsolidimin e saj. Do bëjmë që gjithshka që ky shtet të konsolidohet sa më shumë. Shqipëria ka si projekt-ëndërr integrimin në BE, dhe shndërrimin e pasurive tona në të mira për ju e të ardhmen tuaj, një Shqipëri që së bashku me ju kërkon të vendosë në vend të saj në familjen dhe kombet e qytetëruara. Unë kam besim të madh që sikundër deri sot ëndrrat i kemi shëndrruar në realitet, së bashku do shndërrojmë në realitet ëndrrën tonë europiane”, përfundoi Berisha.
Në ceremoni merrnin pjesë kryeparlamentarja Topalli, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ambasadori i BE-së Ettore Sequi, ambasadorja britanike Fiona Mcllëham, deputetë, ministra, të rinj e të reja si dhe simpatizantë të kësaj partie.