Humbin jetën 2 komando shqiptarë në Afganistan

Gjate marrjes se detyre nga regjimenti paqeruajtes shqiptare ne Herat, Afganistanin perëndimor 25 janar 2011
Dy komando të misionit shqiptarë Eagle në Afganistan kanë mbetur të vrarë në Kandahar, pas një sulmi të policisë lokale ndaj forcave të Aleancës.
Në një njoftim të ministrisë së Mbrotjes mësohet se dy komandot e vrarë janë komandant, Feti Bedri Vogli, dhe Aleksandër Jak Peçi, te dy kane gjetur vdekjen ne spital.
Sipas njoftimeve paraprake te ministrise se Mbrotjes, sulmi ndaj trupave shqiptare ka ndodhur rreth orës 15:05 me orën lokale, ndërsa trupat shqiptare po shoqëronin një mision të USAID-it.
Me vone, ministria e Mbrojtjes ka njoftuar nje konference per shtyp ku pritet te japë me shume detaje per ngjarjen e rende.