Arrestohet një 33- vjeçar per falsifikim dokumentash
TIRANË-Forcat e policise se Tiranes arrestuan nje person me akuzen e falsifikimit të dokumentave zyrtare.
Burime zyrtare të policise së qarkut bënë të ditur sot se, Seksioni Kundër Krimit Ekonomik Financiar finalizoi me sukses operacionin e koduar “Azili i rremë”, duke bërë arrestimin në kushtet e flagrancës së shtetasit Ergys Tafani, 33 vjeç, banues në Tiranë.
33- vjeëari u arrestua në kushtet e flagrances me një sasi dokumentash të dyshuara si të falsifikuara. Me cilesinë e proves materiale atij i'u sekuestruan disa vërtetime të Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”.
Nga të njëjtat burime mësohet se, Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit ndaloi shtetasin Gevi Spahiu, 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurise "arrest me burg”, në mungesë, pasi dyshohet për veprat penale të “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
(d.b/BalkanWeb)