Presidenti i Italisë dekoron ish-ambasadorin shqiptar Llesh Kola
TIRANE - Presidenti italian Giorgio Napolitano dekoron ish-ambasadorin e Shqipërisë në Itali, Llesh Kola. Zyra e shtypit e MPJ-së bën të ditur se ceremonia u zhvillua dy ditë më parë në rezidencën e Ambasadorit Italian në Tiranë.
Ambasadori Massimo Gaiani i dorëzoi ish-Ambasadorit të vendit tonë në Itali, Llesh Kola medaljen e lartë “Grande Ufficiale Ordine al Merito della Repubblica Italiana”, që Presidenti i Republikës Italiane, Giorgio Napolitano me propozim të Kryeministrit Mario Monti, i ka akorduar për kontributin e vyer që ka dhënë në realitetin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe, gjatë misionit të tij në Itali.
(er.nu/BalkanWeb)