E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Shkop magjik nuk kemi, por ja dy rrugët për punësimin

FUSHË LABINOT- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me banorë në Labinot Fushë ku dëgjoi probleme të tyre tek ajo që e ka cilësuar tashmë si “Këndi i Fjalës”.

Lidhur me pyetjen se çfarë do të bëjë PS për punësimin, Rama tha se ka zgjidhje sidomos për administratën publike.
“Ne nuk jemi në fushatë elektorale që të tregojmë përralla e të bëjmë propagandë. Shkop magjik ne nuk kemi, përralla nuk tregojmë si gjyshi me jelek që thotë, do punësohen të gjithë, pa pikën e turpit. I thotë popullit kemi hapur 200 mijë vende pune do hapim 250 mijë të reja, ndërkohë që INSTAT thotë kanë humbur 51 mijë vende të reja pune. Për ata që e kanë diplomën janë 2 rrugë. Ripërtëritjen e sektorit publik, të konkurrojnë për administratë dhe rritje të sektorit privat. Në sektorin publik të kemi konkurrencë dhe të kemi njerëz që japin kontribut dhe jo robërisë politike futu në punë se je i joni. Por të hapim kapitull normal që njerëz sipas meritës të punësohen me konkurse, por shkop magjik këtu nuk ka”.

Rama akuzoi më pas qeverinë dhe kreun e saj, Berisha për mashtrim të banorëve dhe rrënim të vendit.

“Si mundet që banorët të hanë rrenën e radhës të Saliut se do të bëjë rimburisim me lekë në dorë”- ka thënë Rama, duke shtuar se në kaq vite, qeveria ka bërë vetëm korrupsion dhe propagandë.
Kreu i PS premtoi se nuk do të shtrojnë më rrugë që mbeten rrugëve. “Jo nuk veprojmë sic ka bërë kjo qeveri, që ka zhytur në borxhe kompanitë për ato që nuk janë përfunduar akoma.

“E dyta te nxisim sa me shpejt rrjetin e nxitjes dhe qarkullimit te prodhimit dhe me pas rrjetin e grumbullimin dhe shperndarjes se prodhimit, qe te mos biem ne situata qe kalbet prodhimi, ose e ofron prodhimin me cmime te paimagjinueshme, qe nuk i mbulon koston”- tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›