Greqi, SYRIZA çon projektligj kundër racizmit në Parlament
Koalicioni i të majtëve radikalë SYRIZA, dorëzoi në Parlamentin grek propozimin e tij për një projektligj mbi racizmin, të cilin e kanë nënshkruar të gjithë deputetët e këtij koalicioni.
Propozimi përfshin 10 nene dhe përmban një rrethanë rënduese të veçantë për kryerjen e krimeve me karakteristika raciste. Ai parashikon që ndjekja penale e krimeve me karakteristika raciste, të ushtrohet automatikisht.
Me propozimin e SYRIZA-s, parashikohet një dënim shtesë, privimi i të drejtave politike, madje edhe për kundërvajtje, në rastet e dënimit të zyrtarëve publikë.
Projektligji i opozitës kryesore parashikon dënime më të mëdha për krimet raciste të kryera nga zyrtarët e qeverisë, një kornizë ligjore për mbrojtjen e viktimave, për mos deportimin e tyre deri në gjykimin e çështjes dhe krijimin e një organi të veçantë për luftimin e racizmit, i cili do të varet nga ministria e Drejtësisë dhe ku do të marrë pjesë edhe Avokati i Popullit.
Dje më herët ishte partia "Agimi i Artë" që dorëzoi projektligjin e saj, i cili parashikon dënimin e racizmit kundër grekëve, pasi sipas ekstremistëve të djathtë, qytetarët grekë janë viktima të emigrantëve të paligjshëm.
Nga ana tjetër qeveria dështoi të dorëzojë në parlament një projektligj, pasi partia e Samaras nuk pranoi draftin e ministrit të Drejtësisë, draft të cilin e dorëzuan dy aleatët e Samaras, PASOK dhe DIMAR.
Min. Drejtësisë për ligjin antiracist: “Ka mundësi për konvergim”
“Ekzistojnë mundësi për konvergim të propozimeve të partive për ligjin antiracist”, thekson në një deklaratë ministri i drejtësisë, Antonis Rupakiotis.
“Si ministër drejtësie, totalisht kompetent për hartimin e dratit për luftimin e racizmit dhe të ksenofobisë, duke njohur diferencat midis partive, posaçërisht atyre të koalicionit qeveritar, vlerësoj se ekziston mundësia e konvergimit të propozimeve që janë artikuluar deri më tani, përderisa pranohet prej të gjithëve nevoja e riaktualizimit të legjilacionit, përtej detyrimit tonë ndaj BE”, thekson ministri i drejtësisë.