E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një 41-vjeçar, prostituoi dy femra

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga ra shtetasi Përparim Kaçi, vjeç 41, banues në fshatin Domje, Tiranë, nën akuzën e kryerjes së veprës penale “trafikim i femrave për qëllime shfrytëzimi prostitucioni”.Arrestimi i këtij shtetasi është bërë, pasi akuzohet se ka shfrytëzuar në mënyrë sistematike për prostitucion në qytetin e Tiranës, në hotele të ndryshme, dy shtetase, përkatësisht E.S. 18 vjeç dhe M.M. 22  vjeç dhe më pas ka tentuar t’i trafikojë ato në drejtim të Kosovës për t’i shfrytëzuar sërish për prostitucion. Ky shtetas është kapur në flagrancë në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, pas një hetimi intensiv të strukturave për hetimin e krimit, në momentin që po përpiqej të trafikonte dy shtetaset e sipërpërmendura. Nga hetimet e deritanishme është bërë i mundur dokumentimi ligjor i kësaj vepre penale, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për dokumentimin në tërësi të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›