KLSH publikon dëmet nga administrata publike
Shuma në fjalë bëhet e ditur nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili thekson se dëmet më të mëdha vihen re përgjatë fushatës para zgjedhore dhe gjatë zgjedhjeve të qershorit të kaluar. Dëmet më të mëdha vihen re në në sektorin e Tatim-Taksave, atje ku abuzohet më së shumti, për të shkak të burimeve të mëdha të parave dhe informalitetit. Abuzimet e vërejtura gjatë prokurimeve publike janë në masën 431 milionë lekë, ato në aktivitetin doganor 300 milionë lekë, ndërkohë që shkeljet financiare gjatë vetë-shpërblimit të administratës që paguhet me paratë e taksave, llogariten në 234 milionë lekë të reja.Për këtë arsye, KLSh-ja, ka kërkuar nga Prokuroria të fillojë ndjekjen penale për nëntë zyrtarë të lartë të shtetit.