E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet një emër i njohur i botës së krimit, kreu vrasje në Belgjikë

TIRANE-Është vënë në pranga një eksponent i njohur në botën e krimit. Forcat Operacionale të Kërkimit kanë vënë në pranga sot në Tiranë, shtetasin Geron Hasanbelli i dënuar me 21 vjet burg për një vrasje dhe plagosje, krime të kryera në Belgjikë.
Geron Hasanbelli së bashku me të vëllain Erjon Hasanbelli dyshohet se kanë vrarë në vitin 2009, J. Cela, 32 vjeç dhe plagosur shtetasin Kasandër Noga në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e babait të tyre.
Për krimin e kryer, Erjon Hasanbelli u dënua me burg përjetë.

Geron Hasanbelli u ekstradua në vitin 2009 nga Italia në drejtim të Tiranës. Por pas kesa, Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli të pafajshëm dhe e liroi. Geron Hasanbelliu përfitoi nga lirimi dhe u rikthye në Belgjikë. Ndërkaq në Tiranë cështja u apelua dhe i rikthye dënimi i mëparshëm.. Mësohet se Hasanbelli në momentin e arrestimit sot kishte me vete dhe sasi droge.

Zanafilla e vrasjeve
Në vitin 2009, Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana kreu ekstradimin nga Milano e Italisë drejt Shqipërisë të shtetasit shqiptar Geron Hasanbelli.

Gjithcka nisi më 19 gusht 2000 kur Kasandër Noga kishte hyrë me automatik në dorë i shoqëruar nga Juliani dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Në ngjarje u plagosën edhe 3 të tjerë vëllezër dhe të afërm të Hasanbellit. Sipas të dhënave që shkruanin atëherë mediat, vrasja kishte ndodhur për motive hakmarrjeje pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.

Vëllezërit Hasanbelli, mesa duket ishin vënë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, saktësisht në orën 17. 15 minuta të datës 17 mars 2002 Geroni së bashku me Erion Hasanbellin tentojnë të hakmerren. Në lokalin ‘Prehistori’ ne Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelli qëllojnë me armë Juljan Celën dhe Kasandër Nogën. Në këtë atentat mbetet i vrarë Juliani ndërsa plagoset rëndë Kasandri. “Ngjarja ka ndodhur për qëllim gjakmarrje, pasi Juliani dhe Kasandri kishin vrarë babain e vëllezërve Hasanbelli”- sqaroi më pas njoftimi i policisë.

Për këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Fier me vendimin nr.461, datë 15.09.2008, vendosi masën e arrestit me burg për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78/2; 78/2-22 dhe 278/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Arrestimi me qëllim ekstradimin e Geron Hasanbellit u bë e mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol- Tirana dhe Interpol Roma.

Kurse Kasander Noga u arrestua nga policia belge gjate vitit 2003. Arrestimi u be ne baze te nje urdher-arresti te Interpol-Tiranes, pasi Noga kishte marre dy denime nga drejtesia shqiptare, nje me burgim te perjetshem dhe nje me 25 vjet. Autori i masakrës së përgjakshme ka mberritur në Tiranë me pranga ne duar ne 17 maj te vitit 2005.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›