Berisha: Rama bëri lekët rrush e kumbulla si kryebashkiak, tani dëgjon Koçon për taksat
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me banorët e minibashkisë Nr. 5 tek Amfiteatri i Liqenit Artificial akuzoi kreun e PS-së Edi Rama se në kohën kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, shpërdoroi fondet e qeverisë që merrte për infrastrukturën e Tiranës.
Tirana jashtë qendrës ka infrastrukturë të botës së tretë. Dal dhe shoh infrastrukturë të papranueshme. Në cdo skaj të akseve kryesore. Mbollëm thoshte, 5 mijë pemë dhe i bënte paret rrush e kumbulla dhe na i shpallte peme. Ne do financojmë infrastrukturën e Tiranës, gjersa Tirana të asfaltojë cdo rrugë dhe rrugicë të saj dhe të rikualifikojë sheshet e pallate. Dhe atij ja shtonim por i bënte rroga”, tha Berisha.
Duke folur për Unazën e Re të Tiranës, kreu i qeverisë, tha se, “kjo unazë duhet të kishte përfunduar dy vjet më pare, nëse zotëria e tij do të donte, por e mbante peng sepse nuk pranonte as propozimet e Bankës Europiane”.
Sipas Kryeministrit, shumë shpejt do të ndërtohet jo vetëm unaza, por do të ndërtohet dhe krahu tjetër dhe do të rindërtohet e gjithë infrastruktura e qytetit”.
TAKSAT, RAMA NUK KA KONCEPT NË EKONOMI, DËGJON KOÇON
Berisha sulmoi panin e kryesocialistit Rama për taksat duke thënë se: “Rama piktori i dështuar, nuk ka koncept në ekonomi. Qëndrimi i Ramës vjen nga Koço Kokëdhima. Kjo është e vështirë për të besuar por merrni gazetat e tij ku investimet e huaja shpallen si forma të neokolianizmit. Këto janë koncepte arkio marksiste. Të gjitha këto ja dikton mentori i tij Koço Kokëdhima”.
QEVERIA DO TË VAZHDOJË RRITJEN E RROGAVE PËR MËSUESIT
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se qeveria do të vazhdojë rritjen e rrogave për mësuesit.
“Një nga veprat më të godituara që kemi bërë ishte rritja e madhe e rrogave të arsimtarëve, që u shtri më pas në të gjithë administratën. Ne mendojmë se rritja e rrogave dhe pensioneve është e domosdoshme, është një çështje humane që nuk duhet të ndërpritet kurrë. Kemi vendosur rrogën 700 dollarë si nivel për t’u arritur gjatë mandatit që vjen”, tha Berisha.
Duke folur për statusin e mësuesit, kreu i qeverisë tha se, “Qeveria është e vendosur t’i japë statusin mësuesit pa asnjë lloj hezitimi. Problemi i vetëm është se statusi i vendosur nuk mjafton vetëm me vitet e punës, por kërkon dhe disa kushte të tjera si niveli i arsimit, shkalla e kualifikimit etj”.
“Në tërësi në shkallaren e rrogave, shumica e vendeve mësuesit i vendosin nën mesatare. Ne i kemi vendosur mbi mesataren me qëllimin e vetëm që për çdo rritje rroge ata të ruajnë pozicionin dhe të jenë të mirë shërbyer. Duke ecur më tutje rrogat do të shtohen”, tha Berisha.
(e.m/BalkanWeb)