Arrestohet nje nga autoret e vrasjes ne Mamurras
Përfundon në pranga një nga autorët e dyshuar për krimin makabër në Mamurras, ku mbeti i vrarë një fëmijë 9 vjeç dhe u plagos rëndë xhaxhai i tij. I arrestuari është Vladimir Shkreta 33 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim autori tjetër i krimit vëllai tiij Altin Shkreta 29 vjeç . Prita ndaj disa pjesëtarëve të familjes Llani nga fshati Shpërllet i Kurbinit ka lënë të vdekur një fëmijë 9 vjeçar si dhe plagosjen e një 62 vjeçari. Plumbat e breshërive të kallashnikovit janë zbrazur mbi makinën ku udhëtonte Muharrem Llani së bashku me kunatën e tij dhe nipin 9 vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 14.00 të së martës, në kohën kur Muharrem Llani po shoqëronte kunatën e tij dhe nipin që ishte kthyer nga shkolla. Ata ka qënë duke lëvizur me makinën e tij tip Volksvagen me targa AA 141 DF nga qyteti i Mamurrasit për në shtëpinë që ndodhej në Shpërllet, por në afërsi të kthesës së Bushneshit ata janë përballur me breshëri automatiku që kanë përshkuar pjesën e parme dhe atë anësore të makinës. Breshëritë e plumbave kanë përshkuar 9 vjeçarin i cili ndodhej në prehërin e nënës së tij duke e lënë te vdekur, ndërsa është plagosur rëndë edhe Muharrem Llani drejtues i mjetit.
Sipas burimeve policore bëhet e ditur se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë një konflikt që vëllezërit Llani kishin patur vetëm një natë më parë me dajallarët e familjes Shkreta në një pikë të shitjes së materialeve të ndërtimit me shumicë në qytetin e Mamurrasit. Nga hetimet e para ka rezultuar se autorët e kësaj ngjarjeje kanë qëndruar të fshehur deri në momentin që është afruar mjeti ku udhëtonte familja Llani duke shkrehur mbi ta breshëri automatiku. Mjeti ka lëvizur edhe për të paktën 500 metra, pasi drejtuesi i saj i plagosur ka tentuar t’i largohet dy atentatorëve ndërsa ka kërkuar ndihmën e disa banorëve që qëndronin pranë një lokali në Fushë Mamurras. Kanë qënë këta të fundit që kanë transportuar për në spitalin ushtarak dy të plagosurit, por 9 vjeçari Indrit Llani nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra. Policia ka shoqëruar disa persona të cilët kanë qënë dëshmitarë të konfliktit të ndodhur një natë para krimit, duke hedhur dritë edhe mbi motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë. Ndërsa bëhet e ditur se ka nisur një hetim i hollësishëm për zbardhjen e plotë të ngjarjes.