E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Depenalizim te plote te shpifjes dhe fyerjes

Pasi mazhoranca dhe opozita firmosën marrëveshjen e 14 nëntorit një ndër ligjet e miratura me konsensus ishte dhe Kodi Penal, ku ndër të tjera, opozita nuk pranoi heqjen e plotë nga Kodi Penal të denimit të fyerjes dhe shpifjes, duke ndryshuar variantin fillestar të qeverisë, duke hequr në kod dënimin me burg, por duke e mbajtur dënimin me gjobë. Megjithatë Kryeministri Berisha ka shprehur dhe një herë vullnetin për depenalizimin e plotë të fyerjes dhe shpifjes, duke hequr dhe dënimin me gjobë, çka u vlerësua nga OSBE, përmes përfaqëseueses së saj për lirinë e medias, Dunja Mijatoviç e cila po viziton Shqipërinë. Kryeministri Berisha tha se Shqipëria në 20 vite ka bërë hapa të jashtëzakonshme në drejtim të lirisë së medias. 
Zonja Mijatoviç vlerësoi angazhimin e qeverisë që prej vitit 2005 për ndalimin e kallëzimeve penale ndaj medias nga zyrtarët e administratës. Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias takoi dhe mazhorancën dhe opozitën në Komisionin parlamentar të Mjeteve të Komunikimit, ku theksoi rëndësinë e heqjes totale të dënimit me kod penal të shpifjes dhe fyerjes, duke e lënë atë në kodin civil.
Gjatë vizitës së Mijatoviç në Tiranë u diskutua edhe për nevojën për reformim të medias publike, si dhe shtrirjen e dixhitalizimit në përputhje me direktivat përkatëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›