Berisha priti perfaqesuesit e sherbimit zjarrfikes austriak
Kryeministri Berisha priti në takim Volfgang Grossruck, deputet i Parlamentit Austriak dhe Nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Zoti Grossruck shoqërohej nga një përfaqësi e shërbimit zjarrëfikës të dy komunave të Austrisë. Në vijim të premtimit të bërë një vit më parë do t’u dhurohet nga një makinë zjarrëfikëse qyteteve të Krujës dhe Vlorës, si dhe do t’i ofrojnë trajnim efektivave zjarrëfikës të këtyre qyteteve. Kryeministri e velrësoi ndihmën bujare dhe angazhimin e sinqertë për të ndihmuar Shqipërinë në këtë sektor jetik për komunitetin. Në takim u diskutua edhe për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen në këtë sektor dhe krijimit të komponentit vullnetar, si një element i rëndësishëm për këtë shërbim.