E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgjimet e Mujës: Çoji 80mijë euro mikut kolumbian

Të tjera rreth shkrimit Muja trafik droge me ortakët e Arkanit Pezullohet drejtori i burgut Avokati Visha: Atentati, akt mafioz Gazmend Dibra: Nuk më njoftoi për probleme TIRANE- Gazeta Shqiptarja.com zbardh sot përgjimet e telefonatave të kryetarit të Komunës Rrethinat në Shkodër, Kleves Muja, si njëri prej të hetuarve për trafik ndërkombëtar kokaine nga prokuroria e Barit në Itali, në janar 2010.

Muja është përgjuar ndërsa fliste në telefonin e tij celular nga Shkodra me shqiptarin Gazmend Eljazin për të bërë dorëzimin e parave pas shitjes së drogës nga trafikantët serbi Vuçinoviç, në vitin 2005.

Sipas prokurorisë italiane Muja kontrollonte nga Shkodra shitjen e kokainës në Itali. Sipas përgjimeve Muja etiketonte kokainën me termin "Audi". Muja është përgjuar duke thënë: Çoji 80 mijë euro mikut kolumbian."

Gazeta Shqiptarja. com shkruan më tej se kamerat e sigurisë së Burgut të Shën Kollit në Lezhë kanë fiksuar pamjet e goditjes së kryetarit të komunës Rrethinë Kleves Muja nga i burgosuri tjetër Xheladin Kruja. Burimet nga grupi hetimor kanë bërë me dije se viktima nuk është konfrontuar me agresorin por është goditur në befasi prej tij.

Pergjimet e plota, pjesë e dokumenteve të operacionit italian "Shah Mat" mund t'i lexoni sot ne gazetën Shqiptarja.com
(jd/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›