Durres ekzekutohet brenda ne makine nje 30 vjecar
Një atentat tipik mafioz ka ndodhur pasditen e së marteës në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në rrugën dytësore Kavajë-Plepa. Një breshëri plumbash është drejtuar mbi autoveturën tip BMË, në të cilën është gjetur më pas i vdekur shtetasi Elvis Dedej, banor i qytetit të Kavajës.
Viktima është gjetur i mbyllur në autoveturën me targa AA 481 CT, ndërsa në trup kishte edhe një pistoletë,të cilën sipas policisë e mbante pa leje.
Shtetasi në fjalë mësohet së ishte person me precedente penale dhe vrasja duket se është kryer, pasi atij i është zënë pritë nga autorët. Burime policore kanë bërë të ditur se viktima është ndjekur nga Kavaja në drejtim të Durrësit, derisa është qëlluar në afërsi të kompleksit Benilva.
Në vendngjarje ka më shumë se 60 gëzhoja dhe policia mendon se drejt autoveturës është qëlluar me disa armë zjarri njëherësh, kjo edhe për faktin se plumbat e kanë kapur automjetin në të dy anët e tij.
Policia ka pyetur shumë banorë të zones dhe është duke kryer hetime rreth aktivitetit të shtetasit Elvis Dedej.
Ata kanë dëshmuar për unifomat blu se kanë dëgjuar të shtëna armësh, ndërsa automjeti i cili ka kryer atentatin është larguar menjëherë nga vendngjarja vetëm pas kryerjes së aktit.
Ndërkaq vetëm 30 minuta pas kryerjes së atentatit një tjetër automjet tip fuoristradë është gjetur i djegur në tunelet e Arapajt, ku dyshohet të jetë i autorëve të ngjarjes.
Ende nuk dihen rrethanat e krimit të rëndë, por policia dyshon se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima dyshohet të jetë pjesë e një rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike.