E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa, marrëveshje për mbylljen e kufijëve

Kapja e emigrantëve ilegalë nga policia, foto arkiv

Vendet e Bashkimit Evropian kanë vendosur që të rivendosin përkohësisht kontrollet kufitare brenda zonës së Shengenit, në rast të rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm.

Marrëveshja u nënshkrua në Luksemburg, dhe sipas saj do të vendosen kufijtë e përkohshëm në rastet e migracionit të tepruar.

Zyrtarë të Danimarkës, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së, kanë thënë se ministrat e punëve të brendshme të bllokut janë pajtuar njëzëri me vendimin.

Komisionarja për punë të brendshme e BE-së, Sesilia Malmstrom, e cila ka kundërshtuar një gjë të tillë, ka thënë se është e zhgënjyer.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, e ka cilësuar vendimin e BE-së si kundërproduktiv dhe ka premtuar se do ta luftojë atë.

Marrëveshja mundëson që vendet e BE-së të rikthejnë kontrollet kufitare deri në një vit, në rast të rrethanave të jashtëzakonshme.

Këto të fundit përfshijnë problemet që kanë të bëjnë me migracionin ilegal.  /Euro News/

Përagatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›