Arrestohet një polic
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është arrestuar dhe më pas edhe suspenduar për 48 orë, nën dyshimin se ka shkaktuar vdekjen e një personi gjatë një aksidenti trafiku në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj.
Aksidenti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:30 në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht në fshatin Çallapek, me ç’rast ka humbur jetën E. K., femër, nga rajoni i Ferizajt.
Pas hetimeve të bëra, Policia e Kosovës dje ka arrestuar personin e dyshuar, njëherësh pjesëtar i Policisë së Kosovës, nën dyshimin se i njëjti ka shkaktuar aksidentin në fjalë.
Me vendim të prokurorit zyrtari policore F. G. është dërguar në Qendrën e Mbajtjes dhe është suspenduar për 48 orë. Rasti në bazë të procedurave ligjore ka kaluar në Inspektoratin Policor të Kosovës për hetime të mëtutjeshme.