Apeli Detyrim paraqitje per Armando Kasajn ne burg Agim Llupo

Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë të lirë IT-në e serverit të Kryeministrisë, Armando Kasaj, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë, “arrest shtëpie”. Në seancën e sotme, trupi gjykues i Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës, duke caktuar për Kasajn, masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Në përfundim të seancës, avokati mbrojtës i tij ka bërë me dije se klienti nuk ka kryer asnjë veper penale, duke shtuar se edhe vendimi i Apelit nuk është i drejtë.
“Kasaj nuk ka bërë asnjë veprim të kundërligjshëm, në të ardhmen do të sqarohet pozicioni i tij që realisht edhe me vendimin e Apelit është shkelje ligjore, pasi nuk ka asnjë dyshim që ai të ketë kryer vepër penale”- tha avokati.
Vetë Kasaj ka pranuar se nuk ka bërë asnjë fshirje dhe gjithçka i është dorëzuar Gardës dhe Prokurorisë.
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e ish-gardistit Agim Llupo, i cili kërkoi lirimin e tij, me arsyetimin se i kanë përfunduar afatet e paraburgimit. Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Agim Llupon, ndërkohë që 2 ditë më parë pranoi kërkesën e prokurorisë për zgjatjen me 3 muaj të afateve të paraburgimit. Seanca është shoqëruar me dabate, pasi mbrojtja deklaroi se kërkesa e tyre ka rënë në përplasje me vendimin e dy ditëve më parë dhe sipas mbrojtjes dashur pa dashur gjykata ka favorizuar Prokurorinë. avokati mbrojtes Fatos Shanaj ka kundërshtuar vendimin e gjykatës së dy ditëve më pare për zgjatjen edhe tre muaj të afateve të paraburgimit për Llupon. Avokati Fatos Shanaj ka deklaruar në seancë se me vendimin e 8 shkurtit është cënuar barazia e gjykimit dhe se gjykata është bërë palë me prokurorinë. Avoktai Shanaj tha se ky vendim për zgjatjen e afateve të paraburgimit do të apelohet brenda datës 8 shkurt.
Vetëm pak ditë më parë, Apeli vendosi detyrim paraqitje edhe për Margarit Kumen, shoferin e ish-shefit të Gardës, Ndrea Prendi. Për këtë të fundit, Apeli la në fuqi të njëjten masë sigurie me Gjykatën, duke e lënë në arrest shtëpie.
Për të tre këta shtetas, Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”.