Jep doreheqjen nga nenkryetar i KLD-se Kreshnik Spahiu

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu jep dorëheqjen në të njëjtën ditë kur ishte thirrur në Komisionin hetimor në kuadër të proceurës për shkarkimin e tij. Spahiu është shprehur se e kishte zgjedhur të ardhmen e tij dhe se kishte paralajmëruar largimin, por me sa duket komisioni hetimor që po hulumtonte veprimtarinë e tij e ka ngutur zotin Spahiu që t’i përkushtohej 24 orë në 24 kazuës së tij politike.
“Për t’i hapur rrugë një vendimi kushtetues dhe të paanshëm nga kolegët e mi në Gjykatën Kushtetuese, që është arbitri dhe autoriteti kushtetues, vendosa të largohem nga detyra ime edhe për faktin se kjo nuk është luftë personale por institucionale”
Spahiu i ka paraqitur Presidentit të Republikës dorëheqjen e parevokueshme, ndërsa në korrik i mbaronte mandati si anëtar i KLD-së, i zgjedhur nga Kuvendi. Mazhoranca kishte bërë të qartë se nuk do të kishte një propozim për një mandat të dytë për të, ndërsa për mëse një vit zoti Spahiu, siç akuzon mazhoranca, ia kushtoi kohën e tij në orar zyrtar dhe jashtë tij aktivitetit politik.
Ndërkaq kryetari i komisionit hetimor për Spahiun, Enkelejd Alibeaj deklaroi pas mbledhjes komisionit se dorëheqja e nënkryetarit të KLD-së nuk ndikon në punën e komisionit hetimor.
Gjithashtu gjatë mbledhjes së komisionit hetimor për Spahiun, Alibeaj tha se në komisionin hetimor nuk është paraqitur asnjë provë shkresore nga KLD-ja për veprimtarinë e kësaj të fundit, çka përbën thyerje të ligjit nga ana e Spahiut.
“I kërkuam zyrtarisht provën shkresore KLD-së për veprimtarinë e saj dhe në komisionin hetimor nuk ka ardhur asnjë shkresë nga KLD-ja. Kjo përbën shkelje të ligjit nga ana e Spahiut dhe komisioni hetimor do të bëjë kallzim penal për Spahiun” –deklaroi Alibeaj.