E Diel, 1 Nëntor 2026

1 vit nga vdekja e Nikës, Arvizu letër familjarëve: Pa të vërtetën ska drejtësi

Tiranë- Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu i ka dërguar një letër ngushëllimi familjes së protestuesit Aleks Nika, i cili humbi jetën në spital pas plagëve të marra në protestën e 21 janarit një vit më parë.

Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ju dhe përsecilin prej anëtarëve të familjes suaj për humbjen e Aleksit. Ndërmjet shumë sfidave që na duhet të kapërcejmë në jetë, humbja e një personi të dashur, baba, bashkëshort, vëlla, bir është më e vështira për t’u përballuar – shkruhet në letrën e Arvizus.

Arvizu shton në letrën e tij se SHBA vazhdon të mbështesë fuqishëm Prokurorinë në heitmin e 21 janarit 2011.

SHBA i kanë mbështetur fuqimisht përpjekjet e zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme për të zhvilluar një hetim të pavarur dhe gjithëpërfshirës, pa ndërhyrje politike, për të zbuluar dhe nxjerrë të vërtetën mbi ngjarjet e 21 janarit 2011″- shkruhet më tej në letër.

Ndër të tjera ambasadori e përmbyll letrën e tij duke thënë se është e rëndësishme që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Besojmë se është e domosdoshme që ata që ishin përgjegjës të japin llogari për veprimet e tyre. Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi. Ju lutem dijeni se SHBA do të punojnë pa u lodhur për të mbështetur kauzën e drejtësisë në Shqipëri- përfundon letrën e tij ambasadori.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Zbardhja e “21 janarit”, familjarët letër Arvizut: Drejtësia të mos heshte Tiranë- Familjarët e viktimave të 21 janarit i kanë dërguar...
  2. E shkuara, Arvizu: Të mos përdoret më si justifikim i dështimëve Tiranë- Ambasadori i Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka bërë...
  3. Urdhër-arrestet e “21 janarit”, Arvizu: Mbështesim prokurorinë, hetimi të vazhdojë Tiranë- Ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu i pranishëm në konferencën...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›